Përfundon afati kalimtar në Superliga Femrat dhe Liga e Parë Femrat

Përfundon afati kalimtar në Superliga Femrat dhe Liga e Parë Femrat

30/12/2024

Ka përfunduar afati kalimtar në Superliga Femrat dhe Liga e Parë Femrat.

Ky afat kalimtar solli disa lëvizje mjaft interesante.

Skuadra më e përforcuar është Peja 03, që u përforcua me Saranda Dacin nga Penza, si dhe ka rikthyer në Kosovë, Alexis Tolefree, e cila ka luajtur për Kosovën në FIBA Small Countries në Qipro më 2021, duke hyrë edhe në Top 5 të këtij Evropiani. Skuadra pejane u përforcua edhe me dy basketbolliste amerikane, Landrum O’Shay dhe Daja Woodard.Ndërsa, Junior 06 Moni Bau është përforcuar me qendrën Anita Grainca,

Kampioni Bashkimi ka rikthyer në skuadër basketbollisten e dalluar Adrienne Williams Godbold, si dhe u përforcua me Briana Byrd.

Te Penza është rikthyer Tringa Ukaj, duke kaluar nga Peja 03.

Sa i përket Ligës së Parë Femrat, United Basketball ka ofruar në radhët e tij Sara Smajlaj nga AA Prishtina, Rona Avdiu nga Prishtina, si dhe me licencë të dyfishtë Tia Tuhina dhe Era Broja.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners