Kuqezinjtë fitojnë betejën e parë

Kuqezinjtë fitojnë betejën e parë

15/01/2025

Në palestrën e stërmbushur në Gjakovë, Vëllaznimi arriti fitore ndaj Bashkimit 80:71 (21:17, 20:15, 18:27, 21:12), në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Kuqezinjtë ishin të përkrahur nga tifozët vendas dhe në pjesën e parë për një nuancë ishin më të mirë, duke e fituar çerekun e parë 21:17, derisa të dytin 20:15, për të shkuar në pushim me nëntë pikë dallim, 41:32.

Në periodën e tretë, më të mirë ishin prizrenasit, që u rikthyen, duke barazuar shifrat në 59:59, sa ishte rezultati pas 30 minutash, megjithatë, në dhjetë minutat e fundit, vendasit ishin më të mirë dhe arritën fitore me nëntë pikë dallim, 80:71.

Te vendasit, Arian Azemi kishte 21 pikë e pesë kërcime dhe Jericole Hellems 20 pikë e shtatë kërcime, kurse te mysafirët më i miri ishte Mack Smith me 20 pikë e pesë kërcime.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas dy javësh në Prizren, ku vendoset se kush do të kualifikohet në finale.

Në finale kualifikohet skuadra më e mirë nga të dy ndeshjet e zhvilluara, pra vendos koshdallimi.

Supported by

Official General Sponsor of the Kosovo National Teams

Official General Sponsor of the Men's Superliga

Official Statistics Sponsor

Golden Sponsors

Silver Sponsors

Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation

Youth Basketball Supporters