Kuqezinjtë triumfojnë në Mitrovicë

Kuqezinjtë triumfojnë në Mitrovicë

18/01/2025

Vëllaznimi po vazhdon në formë të lartë, ku arriti të fitojë ndaj kampiones, Trepçës, me rezultat 78:72 (25:16, 14:18, 14:21, 25:17), në javën e 17-të të ProCredit Superligës.

Skuadra nga Gjakova e nisi ndeshjen më mirë, duke qenë në epërsi konstante në çerekun e parë, duke e fituar këtë pjesë 25:16. Periudha e dytë ishte më e baraspeshuar, ku për një nuancë mitrovicasit ishin më të mirë, 14:18, për të shkuar në pushim me rezultat 39:34.

“Xehetarët” vazhduan me lojë të mirë, dhe në periodën e tretë arritën përmbysjen në 53:55, derisa lojë mjaft interesante u zhvillua në dhjetë minutat e fundit. Katër minuta nga fundi, mitrovicasit po fitonin 60:65, por kuqezinjtë u rikthyen shpejt me një seri të suksesshme për 74:68, derisa arritën të triumfojnë në fund, 78:72.

Te kuqezinjtë më i miri ishte Jericole Hellems me 23 pikë e nëntë kërcime, ndërsa te mitrovicasit më i dalluari ishte Tekele Cotton me 23 pikë e pesë kërcime.

Vëllaznimi ka nëntë fitore e tetë humbje, derisa Trepça 12 fitore e pesë humbje.

Supported by

Official General Sponsor of the Kosovo National Teams

Official General Sponsor of the Men's Superliga

Official Statistics Sponsor

Golden Sponsors

Silver Sponsors

Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation

Youth Basketball Supporters