Kuvendi i Punës dhe Statutar i FBK-së shtyhet për 31 janar

Kuvendi i Punës dhe Statutar i FBK-së shtyhet për 31 janar

22/01/2025

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 21 janar 2025 ka marrë vendim për shtyrjen e datës së organizimit të Kuvendit të Punës dhe Statutor të FBK-së.

Kuvendi, i cili ishte paraparë të mbahej me datë 30 janar 2025, për arsye teknike të organizimit, do të shtyhet për datën 31 janar 2025. Kuvendi do të zhvillohet në të njëjtin vend dhe orar, përkatësisht:

  • Data: 31 janar 2025
  • Ora: 17:30
  • Vendi: Hotel Garden, Prishtinë

Ky vendim u miratua nga të gjithë anëtarët e Bordit të FBK-së, duke marrë parasysh rëndësinë e sigurimit të një organizimi të suksesshëm dhe të mirëkoordinuar të këtij aktiviteti të rëndësishëm për Federatën.

 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners