Super dramë në kryeqytet, fitojnë bardhekaltrit

Super dramë në kryeqytet, fitojnë bardhekaltrit

23/04/2025

Në një super ndeshje, me super atmosferë dhe dramë deri në fund, Sigal Prishtina fitoi ndaj Trepçës 90:83 (13:23, 23:18, 20:14, 21:22, 13:6), pas vazhdimeve.

Ndeshjen shumë më mirë e nisën mysafirët, që kishin epërsi konstante në çerekun e parë, që e fituan 13:23, derisa lojë më interesante u zhvillua në periudhën e dytë. Mitrovicasit kishin epërsi deri në 14 pikë, 15:29, por më pas u rikthyen bardhekaltrit që arritën të ngushtojnë shifrat, ku pjesa e parë përfundoi 36:41.

Në pjesën e dytë u zhvillua një dramë e vërtetë deri në castet e fundit, ku emocionet ishin të jashtëzakonshme në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Në sekondat e fundit, vendasit kishin epërsi, por në fund ishte Tekele Cotton që barazoi shifrat me dy pikë nga gjuajtjet e lira për 77:77. Edhe në vazhdime drama vazhdoi, por në fund, prishtinasit ishin më të vëmendshëm për të fituar 90:83.

Te vendasit u dalluan Jordan Davis me 23 pikë e shtatë kërcime dhe Rashid Mahalbashiq me 15 pikë e nëntë kërcime, kurse te mysafirët Tekele Cotton ishte më i dalluari me 19 pikë, nëntë kërcime e shtatë asistime.

Seria gjysmëfinale u barazua në 1:1, derisa ndeshja e ardhshme zhvillohet të shtunën në Mitrovicë. Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners