Vendim i Bordit të Shoqatës së Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës

Vendim i Bordit të Shoqatës së Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës

03/10/2025

Bazuar në kompetencat e bordit të Shoqatës së Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK) që dalin nga Statuti, gjegjësisht nga Neni 34, si dhe në përputhje me rregulloren e punës së Bordit të SHTBK-së, në mbledhjen e mbajtur më 03/10/2025, Bordi i SHTBK-së, ka vendosur si në vijim:

  • Të zgjatet afati i pagesës së anëtarësisë në SHTBK për trajnerët ndërkombëtarë të klubeve të ProCredit Superligës Meshkujt dhe Superliga Femra, të cilët nuk e kanë përmbushur këtë obligim deri më sot.

Afati i ri për pagesë do të jetë para fillimit të ciklit të dytë të ndeshjeve të Superligës, pra para xhiros së tetë. Në rast se pagesat nuk kryhen deri në këtë datë në llogarinë bankare të SHTBK-së, trajnerët ndërkombëtarë që nuk e kanë përmbushur këtë obligim nuk do të kenë të drejtë të ulen në bankën zyrtare gjatë ndeshjeve të organizuara nga xhiroja e tetë e më tej.

Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners