Penza e nis me fitore sezonin në Superliga Femrat

Penza e nis me fitore sezonin në Superliga Femrat

06/10/2025



 KBF Penza ka shënuar fitore ndaj KBF Junior 06 me rezultat 90:80 (23:13, 19:15, 26:17, 22:35) në ndeshjen e parë të edicionit të ri të Superliga Femrat.

Penza e nisi ndeshjen fuqishëm, duke e fituar bindshëm pjesën e parë me rezultat të përgjithshëm 42:28. Edhe në çerekun e tretë, skuadra pejane vazhdoi me ritëm të lartë dhe krijoi epërsi të thellë. Në dhjetëminutëshin e fundit, Junior 06 reagoi me lojë më të mirë, duke e fituar çerekun 22:35.

 Lojtarja më e dalluar e ndeshjes ishte Saranda Daci, e cila shkëlqeu me 25 pikë, 14 kërcime dhe 2 asistime, duke qenë vendimtare në triumfin e Penzës në Superliga Femrat.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners