Jeta Zeka dhe Genc Vitaku në FIBA Kampin e Gjyqtarëve në Madrid

Jeta Zeka dhe Genc Vitaku në FIBA Kampin e Gjyqtarëve në Madrid

08/10/2025

Federata e Basketbollit e Kosovës me kënaqësi njofton se, Jeta Zeka dhe Genc Vitaku, kanë marrë pjesë në FIBA Kampin e Gjyqtarëve në Madrid.

Ky Kamp i organizuar nga FIBA Evropa ka qenë i obliguar për gjyqtarë e rinj të licencuar, ku nga Kosova kanë qenë gjyqtarët, Jeta Zeka dhe Genc Vitaku.

Gjyqtarët nga Kosova ishin pjesëmarrës në Kampin nga 3 deri më 6 tetor, që ka qenë shumë intensiv, por edhe shumë i nevojshëm për zhvillimin e tyre në karrierë.

Në këtë Kamp ligjërues ishin emra të njohur të gjykimit të basketbollit evropian.

Davorin Nakic, Menaxheri i Departamentit të Gjyqtarëve të FIBA-s ka qenë njëri ndër ligjëruesit kryesorë. Ndërkohë, kanë ligjëruar edhe FIBA Instruktorët: Johnny Jacobs, Julien Chantal, Miodrag Licina dhe Fernando Garzon, si dhe Manuel Mazzoni, gjyqtar me përvojë nga FIBA Liga e Kampionëve dhe David Suarez, trajner kondicional.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners