Peja 03 debuton me fitore në EuroCup Women 

 Peja 03 debuton me fitore në EuroCup Women 

09/10/2025

KBF Peja 03 e nisi me fitore aventurën historike në FIBA EuroCup Women 2025/26, duke triumfuar në udhëtim ndaj Levharti Chomutov 🇨🇿 me rezultat 65:73 (19:16, 19:12, 10:19, 17:26).

Kjo ishte fitorja e parë për një skuadër nga Kosova në këtë garë prestigjioze për basketbollin evropian të femrave. Vajzat e Pejës treguan lojë të disiplinuar dhe me shumë energji, duke u rikthyer fuqishëm në pjesën e dytë për fitoren e parë evropiane.

Te Peja 03 u dalluan disa prej lojtareve kryesore me paraqitje të shkëlqyera në të dyja anët e parketit ishin Eve Wembanyama me 27 pikë e gjashtë kërcime dhe Jacairan Allen me 18 pikë e 12 kërcime.

Kjo ishte ndeshja e parë për Pejën në fazën e grupeve të EuroCup Women, ndërsa vajzat do të vazhdojnë rrugëtimin me synimin për të përfaqësuar me krenari Kosovën  në arenën

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners