Në një sfidë plot emocione dhe rivalitet, United Basketball arriti të regjistrojë fitoren e parë të sezonit në Superliga Femrat, duke triumfuar pas vazhdimeve me rezultat 83:89 (28:21, 15:21, 18:23, 13:9, 9:15) në palestrën sportive “ISP”.
United Basketball tregoi karakter dhe forcë mentale, duke rikuperuar disavantazhin në pjesën e dytë dhe duke e përmbyllur ndeshjen me një seri të fortë në minutat vendimtare të kohës shtesë, për ta siguruar fitoren ndaj Trepçës.
Te Trepça u dalluan Miyu Mizukawa me 25 pikë, 5 kërcime dhe 7 asistime, ndërsa te United më e mira ishte Paige Powell me 39 pikë, 20 kërcime dhe 3 asistime.