Peja 03 shënoi fitore në derbi ndaj Penzës me rezultat 85:72 në një ndeshje me intensitet shumë të lartë dhe shumë interesante. Lojtaret më të dalluar të ndeshjes ishin: Iggy Allen me 16 pikë, 9 kërcime, 3 asistime dhe Eve Wembanyama me 22 pikë, 5 kërcime, 2 asistime.
Një tjetër ndeshje shumë interesante ishte ajo ndërmjet Trepçës dhe United Basketball, ku United fitoi pas vazhdimeve. Ndeshja ishte e luftuar deri në sekondat e fundit dhe përfundoi me fitoren e United, që ishte gjithashtu fitorja e tyre e parë pas inkuadrimit në Superlia Femrat. Ndeshja përfundoi me rezultat 83:89, ndërsa lojtaret më efikasë të kësaj ndeshjeje ishin Paige Powell me 39 pikë, 20 kërcime, 3 asistime dhe De’myla Brown me 31 pikë, 11 kërcime, 3 asistime.
Prishtina fitoi bindshëm ndaj Junior 06 me rezultat 105:71. Vajzat e Prishtinës e dominuan lojën nga fillimi deri në fund, dhe lojtarja më e dalluar e kësaj ndeshjeje ishte Nija Myia Collier me 20 pikë, 10 kërcime, 7 asistime.
TOP 5 E XHIROS SË DYTË