Peja pëson në Prishtinë

Peja pëson në Prishtinë

15/10/2025

GO+ Peja debutoi me humbje në Ligën ENBL. Skuadra verdhezi u mund nga Riga Zelli me rezultat 72:83 (20:17, 21:30, 15:15, 16:21).
 
Fillimi i ndeshjes ishte i baraspeshuar, me të dy skuadrat, që nuk arrinin të shkëputeshin, derisa çereku i parë përfundon 20:17. Mysafirët ishin më të mirë në periudhën e dytë, që e fituan 21:30, për të shkuar në pushim me rezultat 41:47.
 
Periudha e tretë ishte tërësisht e barabartë, duke u karakterizuar me jo shumë pikë të shënuara, 15:15, kurse shifrat pas 30 minutash ishin 56:62. Në dhjetë minutat e fundit, nuk ndodhi përmbysja e vendasve, duke pësuar 72:83.
 
Te vendasit, Tajh Nugace Green kishte 20 pikë e shtatë kërcime, derisa Skyler Tyron Flatten shtoi 14 pikë.
 
Kjo ishte ndeshja e parë për pejanët në këtë ligë, ndërsa fitorja e dytë për skuadrën letoneze në dy ndeshje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners