Të enjten dhe premten zhvillohet java e parë në Ligën e Parë të meshkujve.
Ky edicion pritet të jetë shumë interesant, me nëntë skuadra që do të garojnë e luftojnë, që edicionin e ardhshëm të jenë pjesë e elitës së basketbollit.
Dy takime do të zhvillohen të enjten dhe dy të premten, që do të mund t’i ndiqni në kanalin e YouTube në Federatën e Basketbollit të Kosovës.
Të enjten përballen Kerasan dhe skuadra pejane Borea, si dhe Gjakova me Kosovarin.
Të premten, zhvillohet dueli prizrenas ndërmjet Proton Cable Prizrenit dhe New Basket, si dhe KEKU e Istogut, që pritet të jetë shumë interesant.
Java 1
E enjte
17:00 Kerasan – Borea
18:00 Gjakova - Kosovari
E premte
17:00 Proton Cable Prizreni - Neë Basket
20:30 KEKU – Istogu