Bashkimi debuton në grupet e FIBA Europe Cup

Bashkimi debuton në grupet e FIBA Europe Cup

16/10/2025

Bashkimi do të debutojë sonte ne grupet e FIBA Europe Cup.

Prizrenasit për herë të parë garojnë në grupet e kësaj gare shumë të rëndësishme evropiane.

Nënkampioni i Kosovës është mysafir i Cibonës, takim që zhvillohet në Kroaci, edhe pse ishte e planifikuar të luhet në Prizren, megjithatë është zhvendosur në Kroaci, për shkak se palestra është e zënë me numërimin për Zgjedhjet Lokale në Kosovë.

Cibona është një skuadër e njohur ballkanike dhe evropiane, e nuk do të jetë sfidë aspak e lehtë për Portokallezinjtë, që synojnë përfaqësim sa më të mirë në këtë garë.

Në Grupin J bëjnë pjesë edhe Dijon e Pallacanestro Reggiana, ku në sfidën e së mërkurës fitoi skuadra italiane në Francë me rezultat 88:96.

Ndeshja Cibona-Bashkimi zhvillohet nga ora 18:30.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners