Bashkimi debutoi në grupet e FIBA Europe Cup. Nënkampioni i Kosovës pësoi nga Cibona në Kroaci me rezultat 93:79 (18:22, 29:19, 27:15, 19:23).
Skuadra prizrenase e nisi ndeshjen shumë mirë, duke arritur të fitojë çerekun e parë 18:22, derisa lojë e baraspeshuar u zhvillua në çerekun e dytë, deri në minutën e fundit, pranë rezultatit 39:39, por më pas vendasit u shkëputën, duke shkuar në pushim me rezultat 47:41.
Kroatët ishin më të mirë në periodën e tretë, 27:15, ku shifrat pas 30 minutash ishin 74:56, derisa dhjetë minutat e fundit ishin më të baraspeshuar, por që nuk kishte dallim të madh në rezultatin përfundimtar, që ishte 93:79.
Te Bashkimi u dalluan Kyan Anderson me 22 pikë, Jan Palokaj me 16 dhe Isaiah Cousins me 15.
Ndeshjen e ardhshme Bashkimi e zhvillon si mysafir i Pallacanestro Reggiana më 22 tetor.