Mbahet mbledhja e FIBA Europe Komisionit për të Rinj në Prishtinë

Mbahet mbledhja e FIBA Europe Komisionit për të Rinj në Prishtinë

17/10/2025

Për herë të parë në vendin tonë është mbajtur takimi i Komisionit të të Rinjve të FIBA Evropës (FIBA Europe Youth Commission).

Takimi është mbajtur në kryeqytetin e Kosovës ku kanë marrë pjesë edhe Presidenti u FIBA Evropës, Jorge Garbajosa, derisa nënkryetar i këtij Komisioni është Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu.

Kjo është një mbledhje vjetore me rëndësi vendimmarrëse - Anëtarët e komisionit, përfaqësues nga vende të ndryshme evropiane, takohen çdo vit për të diskutuar projekte të reja, garat ndërkombëtare dhe zhvillimin e trajnerëve e lojtarëve të rinj.

“Është hera e parë që një Komision i FIBA Evropës mblidhet në vendin tonë, çka tregon besimin dhe vlerësimin që shtëpia e basketbollit botëror ka ndaj nesh”, është shprehur Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, Kryetar i Federatës të Basketbollit të Kosovës.

Organizimi i mbledhjes së këtij Komisioni, por edhe FIBA Europe U14 Get Together në vendin tonë, tregon për besimin që ka shtëpia e basketbollit botëror ndaj Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners