FIBA Europe U14 Get-Together ka vazhduar me ditën e dytë, që ishte mjaft e rëndësishme dhe thelbësore për trajnerët pjesëmarrës.
Në ditën e dytë kanë ligjëruar ekspertë të njohur të evropianë, Matthias Zollner dhe Nenad Truniq.
Në këtë event po marrin pjesë rreth 60 trajnerë nga vende të ndryshme të Evropës, derisa në ditën e dytë morën pjesë edhe trajnerët vendorë.
Ata kanë demonstruar para tyre me lojtarët të rinj për tema shumë të rëndësishme.
Matthias Zollner ka ligjëruar për: Aftësitë themelore individuale për U14 dhe Zhvillimi i aftësive në mbrojtje dhe në sulm përmes ushtrimeve që nxisin vendimmarrjen.
Nenad Truniq ka ligjëruar: Ndërtimi i parimeve mbrojtëse për U14 dhe Ndërtimi i konceptit ofensiv për grupmoshën U14.
Kjo ngjarje e përvitshme e FIBA Europe synon edukimin e trajnerëve të rinj dhe fuqizimin e gjeneratave të ardhshme të basketbollistëve, duke e vendosur Kosovën në qendër të zhvillimeve ndërkombëtare sportive.