Bardhekaltrit me fitore bindëse ndaj rivalit të qytetit

Bardhekaltrit me fitore bindëse ndaj rivalit të qytetit

20/10/2025

Sigal Prishtina fitoi në derbin e kryeqytetit ndaj Borës me rezultat 94:81 (36:14, 17:19, 25:18, 16:30), në javën e dytë të ProCredit Superligës. Bardhekaltrit e kontrolluan lojën nga fillimi deri në fund, për të shënuar fitore të merituar. Çerekun e parë e fituan bindshëm 36:14, që u ndihmoi shumë në vazhdim të ndeshjes, pasi nuk lejuan rikthimin e Borës. Periudha e dytë ishte më e baraspeshuar 17:19, derisa në periodën e tretë, sërish Sigali ishte më i mirë 25:18, ndërsa në dhjetë minutat e fundit më të mirë ishin basketbollistët e Borës, por pa arritur rikthimin e madh. Më i miri te Sigal Prishtina ishte Arian Azemi me 19 pikë, pesë kërcime e nëntë asistime, kurse te Bora, Rrezart Memedi shënoi 22 pikë. Kjo ishte fitorja e dytë për Sigal Prishtinën, derisa humbja e dytë për Borën.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners