20/10/2025
Xhiroja e tretë e Superligës së Femrave solli ndeshje të forta dhe performanca të shkëlqyera nga lojtaret kryesore.
Prishtina vs Peja 03 – 63:91
Peja 03 shënoi fitore bindëse ndaj Prishtinës me rezultat 91:63. Vajzat e Pejës kontrolluan lojën që nga minuta e parë dhe treguan një ritëm të jashtëzakonshëm. Lojtaret më të dalluar ishin Iggy Allen me 28 pikë, 9 kërcime dhe 2 asistime, si dhe Adrienne Godbold me 30 pikë, 8 kërcime dhe 3 asistime, që udhëhoqën skuadrën drejt fitores.
United Basketball vs Junior 06 – 87:73
United Basketball arriti një fitore të rëndësishme me rezultat 87:73. Ndeshja ishte e luftuar, por lojtarët e United treguan përvojë dhe stabilitet në momentet kyçe. Lojtaret më efikase ishin Paige Powell me 31 pikë, 17 kërcime dhe 2 asistime, si dhe De’myla Brown me 29 pikë, 8 kërcime dhe 6 asistime.
Bashkimi vs Trepça – 96:74
Bashkimi fitoi bindshëm ndaj Trepçës me rezultat 96:74. Aulona Muhadri ishte ylli i ndeshjes me 21 pikë, 15 kërcime dhe 4 asistime, duke treguar dominim të plotë në tabelë.
TOP 5 e xhiros së tretë:
Iggy Allen (Peja 03) – 28 pikë, 9 kërcime, 2 asistime
Adrienne Godbold (Peja 03) – 30 pikë, 8 kërcime, 3 asistime
Paige Powell (United Basketball) – 31 pikë, 17 kërcime, 2 asistime
De’myla Brown (United Basketball) – 29 pikë, 8 kërcime, 6 asistime
Aulona Muhadri (Bashkimi) – 21 pikë, 15 kërcime, 4 asistime