E mërkura evropiane

E mërkura evropiane

22/10/2025

Të mërkurën (sonte) tri klubet kosovare do të garojnë në arenën ndërkombëtare.

Kampionia e Kosovës, Trepça e pret skuadrën gjermane Braunschweig. Përballja zhvillohet në “Minatori” nga ora 18:30 në kuadër të Grupit F të FIBA Europe Cup.

Mitrovicasit pësuan në takimin e parë nga PAOK 85:74, ndërsa skuadra gjermane fitoi në ndeshjen e parë ndaj Anwil-it me rezultat të ngushtë 98:87.

Në grupet e FIBA Europe Cup do të luajë edhe nënkampioni Bashkimi. Prizrenasit janë mysafirë të skuadrës italiane Pallacanestro Reggiana. Sfida zhvillohet në Itali nga ora 20:00.

Portokallezinjtë në takimin e parë humbën nga Cibona 93:79, derisa Pallacanestro Reggiana fitoi ndaj Dijon-it në udhëtim 88:96.

Skuadra me traditë, Peja do të zhvillojë ndeshjen e dytë në grupet e Ligën ENBL. Verdhezinjtë luajnë ndaj skuadrës kroate Dubrava, në takimin që zhvillohet sonte në Kroaci nga ora 20:00. Peja në takimin e parë pësoi nga Riga Zelli 72:83, kurse Dubrava humbi nga BC Spartak Pleven 82:83.

Supported by

Official General Sponsor of the Kosovo National Teams

Official General Sponsor of the Men's Superliga

Official Statistics Sponsor

Golden Sponsors

Silver Sponsors

Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation

Youth Basketball Supporters