28/10/2025
GO+ Peja do të luajë sonte në shtëpi për herë të parë në këtë edicion.
Verdhezinjtë do të përballen BC Spartak Pleven, në takimin që zhvillohet në ‘Karagaci’ nga ora 19:30.
Skuadra pejane nuk i ka nisur mirë garat në Ligën ENBL, që po merr pjesë për herë të parë, ku pësoi në dy ndeshjet e para nga Riga Zelli 72:83 dhe Dubrava 83:98.
Ndërkohë, skuadra bullgare në dy ndeshjet e para i kanë dy fitore, Olomoucko 91:84 dhe Dubrava 83:82.
GO+ Peja është e motivuar të shënojë fitoren e parë në këtë ligë, derisa në ProCredit Superligë ka tri fitore në tri ndeshje dhe të fitojë para tifozëve të saj.