Prishtina shënon fitore në derbin e xhiros së katërt të Superliga Femrat

Prishtina shënon fitore në derbin e xhiros së katërt të Superliga Femrat

28/10/2025

Xhiroja e katërt e Superliga Femrat solli ndeshje të forta dhe performanca të shkëlqyera nga lojtaret kryesore.

Peja 03 vs United Basketball – 67:62
Peja 03 arriti fitore në një ndeshje të barabartë deri në fund ndaj United Basketball. Lojtaret më të mira të kësaj ndeshje ishin Enisa Kamerolli me 21 pikë, 15 kërcime dhe 2 asistime, si dhe Jacaira Allen me 16 pikë, 14 kërcime dhe 3 asistime.

Penza vs Prishtina – 71:87
Prishtina shënoi fitore në derbi ndaj Penzës me rezultat 71:87. Lojtaret më të mira të kësaj ndeshje ishin Dejah Monet Terrell me 30 pikë, 18 kërcime dhe 3 asistime, dhe Nija Myia Collier me 25 pikë, 15 kërcime dhe 5 asistime.

Bashkimi vs Junior 06 – 92:55
Bashkimi fitoi bindshëm ndaj Junior 06 në derbin prizrenas me rezultat 92:55, duke dominuar të gjithë ndeshjen. Lojtarja më e mirë e kësaj ndeshje ishte Alexis Mead me 27 pikë, 12 kërcime dhe 8 asistime.

TOP 5 e xhiros së katërt:

  1. Dejah Monet Terrell (KBF Prishtina) – 30 pikë, 18 kërcime, 3 asistime

  2. Nija Myia Collier (KBF Prishtina) – 25 pikë, 15 kërcime, 5 asistime

  3. Enisa Kamerolli (KBF Peja 03) – 21 pikë, 15 kërcime, 2 asistime

  4. Jacaira Allen (KBF Peja 03) – 16 pikë, 14 kërcime, 3 asistime

  5. Alexis Mead (KBF Bashkimi) – 27 pikë, 12 kërcime, 8 asistime

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Federation Sponsors

Media Partners

Official Partners