Enea Hajdari në Konferencën e 3-të të BAT në Mynih

Enea Hajdari në Konferencën e 3-të të BAT në Mynih

31/10/2025

Kjo konferencë bashkoi mbi 70 pjesëmarrës nga 37 shtete të ndryshme, përfshirë juristë sportivë, përfaqësues të federatave kombëtare, klubeve dhe organizatave ndërkombëtare të basketbollit. Qëllimi i saj ishte të diskutohej për zhvillimet më të fundit ligjore dhe praktikat e reja që lidhen me punën e Tribunalit Arbitrar të Basketbollit (BAT) – organi i pavarur që vepron nën kuadër të FIBA-s për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve kontraktuale në basketbollin ndërkombëtar.

Përfaqësimi i Federatës së Basketbollit të Kosovës në këtë ngjarje përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve ligjore dhe profesionalizimit të mëtejshëm të institucioneve të basketbollit në vend, duke siguruar që FBK të jetë në hap me standardet dhe proceset ndërkombëtare të drejtësisë sportive.

Gjatë konferencës, u diskutua për praktikat më të mira në arbitrazh, transparencën në kontrata, zbatimin e vendimeve të BAT nga federatat kombëtare, si dhe për rolin që kanë juristët sportivë në mbrojtjen e të drejtave të palëve të përfshira në basketboll.

Federata e Basketbollit të Kosovës vlerëson lart pjesëmarrjen e znj. Hajdari dhe kontributin e saj në përfaqësimin dinjitoz të FBK-së në këtë forum ndërkombëtar.

Enea Hajdari, Këshilltare Ligjore në Federatën e Basketbollit të Kosovës, mori pjesë në Konferencën e 3-të të Tribunalit Arbitrar të Basketbollit (BAT), e cila u zhvillua më 17 tetor 2025 në Mynih, Gjermani.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners