Bashkimi, bindës në derbi

Bashkimi, bindës në derbi

01/11/2025

Bashkimi shënoi fitoren e katërt në ProCredit Superligë, duke ia shkaktuar humbjen e parë Sigal Prishtinës me rezultat 106:88 (22:19, 29:17, 27:30, 28:22), në derbin e kësaj xhiro.

Çereku i parë i ndeshjes ishte kryesisht i baraspeshuar, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej në rezultat, duke përfunduar 22:19. Por, prizrenasit ishin më të mirë në periudhën e dytë, duke u shkëputur minutë pas minute për të shkuar në pushim me shifrat 51:36.

Pjesa e dytë ishte shumë interesante në Prizren. Perioda e tretë u karakterizua me luftë për çdo top nga të dy skuadrat, duke përfunduar 27:30, kurse Portokallezinjtë e vulosën fitoren në dhjetë minutat e fundit, për të fituar 106:88.

Më i miri te Bashkimi ishte Kyan Anderson me 31 pikë e tetë asistime, kurse te Sigal Prishtina, Arian Azemi kishte 22 pikë e pesë asistime.

Kjo ishte fitorja e katërt për Bashkimin pas katër ndeshjeve, derisa humbja e parë për Sigal Prishtinën pas tri fitoreve.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners