02/11/2025
GO+ Peja e ka nisur në mënyrë perfekte edicionin e ri në Pro Credit Superligë. Verdhezinjtë fituan ndaj Rahoveci 029 me shifrat 87:79 (20:16, 28:21, 18:19, 21:23).
Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi të lehtë në çerekun e parë, që e fituan 20:16. Verdhezinjtë vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, ku ishin më të mirë, 28:21, për të shkuar në pushim me rezultat 48:37.
Pjesa e dytë u karakterizua me vendasit që u munduan të ruajnë epërsinë dhe mysafirët që tentonin vazhdimisht të rikthehen, por përvoja e pejanëve bëri të veten, për të triumfuar 87:79.
Alan Herndon kishte 13 pikë e 12 kërcime te vendasit, derisa Kentrell Pullian 23 pikë për mysafirët.
GO+ Peja ka katër fitore, kurse Rahoveci 029 një fitore e tri humbje.