Vëllaznimi me rikthim shënon fitoren e parë

Vëllaznimi me rikthim shënon fitoren e parë

02/11/2025

Vëllaznimi ka regjistruar fitoren e parë në ProCredit Superligë. Kuqezinjtë fituan ndaj Borës me rezultat 91:79 (18:17, 17:29, 25:20, 29:15), në një sfidë interesante në Gjakovë, ku ishin duke humbur me 12 pikë, por në fund triumfuan me 12 pikë dallim.

Fillimi i ndeshjes u karakterizua me pak pikë të shënuara, por me kalimin e minutave, sfida filloi të bëhej interesante, ku çereku i parë përfundon 18:17. Edhe periudha e dytë ishte kryesisht e baraspeshuar, saktësisht deri në dy minutat e fundit, kur prishtinasit u shkëputën në 37:44, sa përfundoi pjesa e parë.

Mysafirët vazhduan me lojë të mirë në periudhën e tretë, ku u shkëputën në 40:52, por kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe bën rikthimin e madh nga minus 12 pikë në plus 16, 86:70, për të triumfuar në fund me shifrat 91:79.

Te vendasit, Ziggy Reid kishte 27 pikë, Yor Anei 18 pikë e 12 kërcime, ndërsa Rron Dahsyla 15 pikë, katër kërcime e gjashtë asistime, ndërsa te mysafirët u dalluan Tyson Jackson me 17 pikë e dhjetë kërcime dhe Shaquan Jules me 16 pikë e shtatë kërcime.

Vëllaznimi ka një fitore e tri humbje, kurse Bora katër humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners