Turneu i FIBA YDF-së në Gjakovë

Turneu i FIBA YDF-së në Gjakovë

07/11/2025

Për herë të parë në qytetin e Gjakovës do të zhvillohet turneu i FIBA YDF-së për U14, në të dyja konkurrencat.

Në këtë turne të rëndësishëm evropian për grupmoshat e reja marrin pjesë pesë shtete në të dyja konkurrencat, që janë pjesë e FIBA YDF-së.

Kosova, Maqedonia e Veriut, Rumania, Bullgaria dhe Turqia janë shtetet pjesëmarrëse të këtij turneu të rëndësishëm.

Eventi do të mbahet nga 11 deri më 16 nëntor në Gjakovë, nga katër ndeshje në ditë.

FBK dhe FIBA YDF kanë bashkëpunim që nga viti 2016, bashkëpunim ky që ka ndihmuar në zbulimin e talenteve të rinj, edukimin e trajnerëve dhe ngritjen profesionale të lojtarëve/eve.

Më 11 nëntor do të fillohet me stërvitje të shteteve pjesëmarrëse, kurse ndeshjet do të zhvillohen nga 12 deri më 16 nëntor.

Orari

12 nëntor

14:00 Turqia-Maqedonia Veriore (F)

16:00 Turqia-Maqedonia Veriore (M)

18:00 Kosova-Bullgaria (F)

20:00 Kosova-Bullgaria (M)

13 nëntor

14:00 Rumania-Turqia (F)

16:00 Rumania-Turqia (M)

18:00 Maqedonia Veriore-Kosova (F)

20:00 Maqedonia Veriore-Kosova (M)

14 nëntor

14:00 Bullgaria-Turqia (F)

16:00 Bullgaria-Turqia (M)

18:00 Maqedonia Veriore-Rumania (F)

20:00 Maqedonia Veriore-Rumania (M)

15 nëntor

14:00 Rumania-Bullgaria (F)

16:00 Rumania-Bullgaria (M)

18:00 Kosova-Turqia (F)

20:00 Kosova-Turqia (M)

16 nëntor

09:00 Bullgaria-Maqedonia Veriore (F)

11:00 Bullgaria-Maqedonia Veriore (M)

13:00 Kosova-Rumania (F)

15:00 Kosova-Rumania (M)

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners