12/11/2025
Bashkimi dhe Trepça do të kenë ndeshje të rëndësishme sonte në grupet e FIBA Europe Cup.
Nënkampioni i Kosovës, Bashkimi do të ketë ndeshjen e fundit në shtëpi, ku do të përballet me Pallacanestro Reggiana.
Prizrenasit kanë një fitore e tri humbje në këtë garë, derisa italianët dy fitore e dy humbje. Takimi në Itali kishte përfunduar 100:65 për vendasit.
Kjo është hera e parë që nënkampionët e Kosovës garojnë në grupet e FIBA Europe Cup. Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00.
Kampionia e Kosovës, Trepça do të ketë një udhëtim të vështirë në Gjermani, ku ndeshet me skuadrën Braunschweig. Për ‘Xehetarët’ ky është edicioni i dytë radhazi në grupet e FIBA Europe Cup.
Mitrovicasit kanë katër humbje, ndërsa skuadra gjermane ka tri fitore e një humbje, aq sa ka edhe PAOK, derisa Anwil ka dy fitore e dy humbje.
Sfida në Gjermani zhvillohet nga ora 18:30.