Superliga Femrat vazhdon të dhurojë emocion dhe duele të forta në parket.
Këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e shtatë, e cila pritet të sjellë përballje mjaft interesante në garën drejt pozicioneve të larta në tabelë.
Xhiroja nis të shtunën me dy sfida. Trepça do të kërkojë fitoren para tifozëve të saj në Mitrovicë ndaj Penzës.
Ndërkohë, në Prizren zhvillohet ndeshja mes Junior 06 dhe Peja 03.
Të hënën, vëmendja zhvendoset në Prizren, ku Bashkimi pret Prishtinën – një duel klasik që pritet të sjellë intensitet dhe rivalitet të madh, me të dyja skuadrat që synojnë pikë të rëndësishme për vazhdimin e kampionatit.
Superliga Femrat– Xhiro 7E Shtunë | 15 Nëntor
• 13:30 – Trepça vs Penza
• 15:00 – Junior 06 vs Peja 03
E Hënë | 17 Nëntor
• 17:00 – Bashkimi vs Prishtina
Të gjitha ndeshjet do të transmetohen drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të YouTube të Federatës së Basketbollit të Kosovës.