Peja 03 fiton ndaj Junior 06

Peja 03 fiton ndaj Junior 06

15/11/2025

 

Peja 03 ka shënuar fitore ndaj Junior 06 në Superliga Femrat me rezultat 76:85 (17:19, 21:17, 14:24, 24:25), në ndeshjen e zhvilluar në Palestrën “Sezai Surroi”.

Ndeshja solli një duel dinamik, ku të dy skuadrat patën momentet e tyre, por Peja 03 arriti të marrë epërsinë në pjesën e dytë, falë lojës më të disiplinuar dhe efikasitetit në fazën ofensive.

Te Junior 06 u dallua Lauren Carter, e cila regjistroi paraqitje të fuqishme me 26 pikë, 20 kërcime dhe 3 asistime.

Në anën tjetër, për Pejën më e mira ishte  Dazia Lawrence, me 42 pikësh, 5 kërcimesh dhe 2 asistimesh, ndërsa Enisa Kamerolli kontribuoi me 17 pikë, 5 kërcime dhe 4 asistime.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners