Derbi ‘ngjyroset’ portokallezi

Derbi ‘ngjyroset’ portokallezi

15/11/2025

Bashkimi ka triumfuar në derbin e javës së gjashtë të ProCredit Superligës, duke fituar ndaj GO+ Peja me shifrat 83:79 (26:19, 17:16, 22:26, 18:18).

Prizrenasit mbeten skuadra e vetme e pamposhtur me gjashtë fitore në gjashtë ndeshje, kurse për verdhezinjtë ishte humbja e parë pas pesë fitoreve.

Sfida në Prizren u zhvillua në një atmosferë të jashtëzakonshme, me shumë duele të luftuara në parket, me rikthime në rezultat e gjithçka tjetër.

Vendasit të përkrahur nga publiku e fituan çerekun e parë 26:19, derisa periudha e dytë ishte më e baraspeshuar, 17:16, ku pjesa e parë përfundon 43:35.

Lojë edhe më interesante u zhvillua në pjesën e dytë. Mysafirët barazuan rezultatin në 57:57, derisa shifrat pas 30 minutash ishin 65:61. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua dramë, por Portokallezinjtë ishin më të përqendruar dhe fituan 83:79.

Te vendasit u dalluan Kyan Anderson me 16 pikë, gjashtë kërcime e tetë asistime, Dequon Lake me 14 pikë e shtatë kërcime dhe Lejson Zeqiri me 14 pikë e tetë kërcime, derisa te mysafirët u dalluan Cesare Edwards me 16 pikë e 11 kërcime dhe Tajh Green me 15 pikë e nëntë kërcime.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners