Fitore e rëndësishme e bardhekaltërve në Gjakovë

Fitore e rëndësishme e bardhekaltërve në Gjakovë

16/11/2025

Sigal Prishtina u rikthye te fitore në ProCredit Superligë, duke fituar ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me shifrat 86:91 (21:17, 16:27, 23:25, 26:22), në javën e gjashtë të ProCredit Superligës.

Çereku i parë u zhvillua me shumë rikthime në rezultat nga të dyja skuadrat, por përfundoi me një epërsi prej katër pikë të vendasve. Periudha e dytë i takoi në tërë prishtinasve, që ishin shumë më të mirë, 16:27, për të shkuar në pushim me shifrat 37:44.

Kryeqytetasit sërish u shkëputën në periodën e tretë, duke arritur epërsi deri në 16 pikë, 40:56, por kuqezinjtë arritën të ngushtojnë shifrat, ku pas 30 minutash ishte 60:69. Edhe në dhjetë minutat e fundit, mysafirët kishin deri në 16 pikë epërsi, por kjo epërsi u shkri deri në katër pikë, 84:88, por bardhekaltrit ruajtën epërsinë dhe fituan 86:91.

Marques Warrick kishte 24 pikë te vendasit, Ziggy Ride shtoi 21 dhe Rron Dahsyla 14, kurse te mysafirët më i miri ishte Adrio Bailey me 25 pikë e shtatë kërcime.

Vëllaznimi ka një fitore e pestë humbje, ndërsa Sigal Prishtina katër fitore e dy humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners