18/11/2025
GO+ Peja ka pësuar humbje në Poloni nga Dziki Warszawa 103:81 (28:18, 32:22, 15:20, 28:21), në Ligën ENBL
Pas pesë minutave të parë të barabartë, polakët filluan shkëputjen, duke fituar çerekun e parë, 22:18. Vendasit vazhduan me lojë të mirë, duke fituar edhe periudhën e dytë, 32:22, për të shkuar në pushim me shifrat 54:40.
Në pjesën e dytë, polakët ruajtën epërsinë për të fituar në fund me shifrat 103:81.
Jordan Johnson i verdhezinjve e mbylli ndeshjen me 20 pikë e katër asistime.
Dziki Warszawa ka tri fitore e një humbje, derisa GO+ Peja një fitore e tri humbje.