18/11/2025
Bashkimi ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e fundit në grupet e FIBA Europe Cup.
Prizrenasit fituan ndaj Dijon-it në udhëtim 84:93 (16:14, 17:22, 24:29, 27:28), në një sfidë, me shumë emocione dhe dramë.
Edhe pse në shumicën e kohës në çerekun e parë ishte në epërsi, kjo pjesë i takoi francezëve 16:14. Nënkampionët e Kosovës u rikthyen shpejt, ku në periudhën e dytë ishin më të mirë për ta fituar 17:22, ashtu si edhe periodën e tretë, 24:29, derisa në dhjetë minutat e fundit e ruajtën epërsinë për të triumfuar në fund 84:93.
Portokallezinjtë në edicionin e parë në FIBA Europe Cup bën një hap të madh drejt kualifikimit tutje, me tri fitore e tri humbje në grup, aq sa ka edhe Dijon.
Nesër është takimi i fundit në Grupin J, ku Cibona e pret Reggiana. Skuadra kroate ka tri fitore e dy humbje, kurse ajo italiane dy fitore e tri humbje.
Dhjetë vendet e parë të grupeve kualifikohen tutje dhe gjashtë vendet më të mira nga dhjetë grupet.