19/11/2025
Kampionia e Kosovës, Trepça ka zhvilluar ndeshjen e fundit në grupet e FIBA Europe Cup.
‘Xehetarët’ në ndeshjen e fundit u mundën nga Anwil në Poloni me rezultat 96:78 (21:17, 32:19, 21:22, 22:20).
Dallimi u bë në pjesën e parë, që i takoi skuadrës polake, 53:36, derisa pjesa e dytë ishte e baraspeshuar, por mjaftoi për skuadrën polake.
Në një grup të vështirë, mitrovicasit përfunduan grupin pa fitore, derisa Anwil me tri fitore e tri humbje.
Chad Brown kishte 19 për mysafirët, JaCori Payne e mbylli ndeshjen me 18 pikë, derisa Mikaile Tmusiq me 17.
Braunschweig dhe PAOK do të luajnë për vendin e parë.