Dramën në kryeqytet e fiton Trepça

Dramën në kryeqytet e fiton Trepça

23/11/2025

Në një sfidë emocionuese dhe dramatike në fund, Trepça ka dalë triumfuese e derbit të javës së shtatë të ProCredit Superligës, duke mundur Sigal Prishtinën me shifrat 75:80 (15:24, 17:24, 17:14, 26:18).

Përballja në kryeqytet ka qenë mjaft interesante, ku ‘Xehetarët’ ishin në epërsi deri në fund, por bardhekaltrit nuk u dorëzuan dhe kaluan në epërsi 75:74, por në momentet vendimtare, kampionët u treguan më të përqendruar për të fituar 75:80.

Mysafirët ishin shumë më të mirë në pjesën e parë, ku fituan çerekun e parë 15:24, derisa me ritëm të lartë vazhduan edhe në periudhën e dytë, 17:24, për të shkuar në pushim me shifrat 32:48.

Pjesa e dytë i takoi vendasve, ku perioda e tretë ishte më e baraspeshuar 17:14, kurse bardhekaltrit ishin më të mirë në dhjetë minutat e fundit, duke shkrirë epërsinë dhe e rikthyen atë në favor të tyre, 75:74, megjithatë, gjashtë pikët e fundit i shënuan kampionët që fituan 75:80.

Deondre Burns u dallua te vendasit 20 pikë e pesë asistime, derisa te mysafirët u dalluan Ja'cori Payne me 23 pikë dhe Chad Brown me 11 pikë e 16 kërcime.

Sigal Prishtina ka katër fitore e tri humbje, kurse Trepça katër fitore e dy humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners