Brown, MVP i javës së shtatë

Brown, MVP i javës së shtatë

24/11/2025

ProCredit Superliga në fundjavë solli përballje shumë interesante.

Derbin e fitoi Trepça ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet. Te mitrovicasit u dallua Chad Brown me dyshifror të dyfishtë, 11 pikë e 16 kërcime, derisa shtoi edhe tri asistime dhe një top të vjedhur. Qendra Brown shpallet MVP i javës së shtatë.

Rahoveci 029 shënoi fitore të rëndësishme ndaj Golden Eagle Yllit, ku u dalluan dyshja Julian Roche dhe Isiah Umipig.

Roche e mbylli ndeshjen me 22 pikë dhe 13 kërcime, kurse Umipig me 15 pikë, katër kërcime dhe dhjetë asistime.

Bashkimi regjistroi fitoren e shtatë nga shtatë ndeshje, ku fitoi ndaj Borës në udhëtim, derisa Isaiah Cousins ishte më i miri te Portokallezinjtë me 20 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime.

GO+ Peja fitoi si vendas ndaj Vëllaznimit, ku Tajh Green e mbylli ndeshjen me 14 pikë, dhe 13 kërcime.

MVP

Chad Brown (Trepça) 11 pikë, 16 kërcime, 3 asistime, 21 indeksi

Top 5

Chad Brown (Trepça) 11 pikë, 16 kërcime, 3 asistime, 21 indeksi

Julian Roche (Rahoveci 029) 22 pikë, 13 kërcime, 1 asistim, 29 indeksi

Isaiah Cousins (Bashkimi) 20 pikë, 7 kërcime, 7 asistime, 28 indeksi

Tajh Green (GO+ Peja) 14 pikë, 13 kërcime, 1 asistim, 22 indeksi

Isiah Umipig (Rahoveci 029) 15 pikë, 4 kërcime, 10 asistime, 23 indeksi

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners