27/11/2025
Peja 03 ka zhvilluar ndeshjen e fundit në grupet e FIBA Eurocup Women.
Skuadra pejane në sfidën e fundit është përballur si vendas me Rutronik Stars Keltern, ku pësoi 60:83 (17:14, 14:21, 19:31, 10:13).
Vendaset treguan një lojë shumë të mirë, sidomos në çerekun e parë dhe atë të fundit, megjithatë, vendimtare ishte periudha e dytë dhe e tretë, ku mysafiret ishin më të mira për të fituar në fund 60:83.
Kirsty Brown e përfundoi ndeshjen me 18 pikë e 12 kërcime, ndërsa Enisa Kamerolli me 13 pikë.
Peja 03 përfundoi garat në grupe me një fitore e pesë humbje. Ky ishte një sukses për skuadrën nga Peja që për herë të parë garoi në këtë garë shumë prestigjioze evropiane, duke shënuar fitoren e parë në ndeshjen debutuese.