Super ndeshje në Kupën e Kosovës

Super ndeshje në Kupën e Kosovës

02/12/2025

Në zyrën e Federatës së Basketbollit të Kosovës është hedhur shorti për Kupën e Kosovës në basketboll.

Në çerekfinale do të ketë shumë ndeshje interesante, ku do të përballen Bashkimi me GO+ Peja, derisa fituesja aktuale e Kupës, Trepça do të ndeshet me Golden Eagle Yllin. Përballje e barabartë shihet ajo ndërmjet Rahoveci 029 dhe Borës, si dhe shumë sfidë interesante ndërmjet Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës.

Sipas sistemit, dy ndeshje do të zhvillohen në çerekfinale dhe skuadrat më të mira nga të dyja ndeshjet, kualifikohet në gjysmëfinale, që po ashtu zhvillohen dy ndeshje, për t’u kualifikuar në finalen e madhe.

Ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohen më 24/25 dhjetor.

Në gjysmëfinale fituesi i çiftit Bashkimi-GO+ Peja do të ndeshet me fituesin e çiftit  Vëllaznimi-Sigal Prishtina, si dhe fituesi i çiftit Trepça-Golden Eagle Ylli me fituesin e çiftit Rahoveci 029-Bora.

Fituese aktuale është Trepça.

 

Çerekfinalet

Bashkimi-GO+ Peja

Trepça-Golden Eagle Ylli

Rahoveci 029-Bora

Vëllaznimi-Sigal Prishtina

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners