03/12/2025
Bora regjistroi fitore shumë të rëndësishme, duke fituar ndaj Rahoveci 029 me rezultat 65:85 (11:23, 26:25, 16:21, 12:16), në javën e tetë të ProCredit Superligës.
Prishtinasit e nisën ndeshjen shumë më mirë, ku ishin dominues në çerekun e parë, që ishte vendimtare për këtë ndeshje. Bora e fitoi këtë pjesë 11:23, derisa periudha e dytë ishte më e barabartë 26:25. Mysafirët arritën të ruajnë epërsinë në pjesën e dytë, madje edhe ta shtojnë për të fituar me 20 pikë dallim.
Julian Roche kishte 16 pikë e 14 kërcime te vendasit, derisa Amin Hot 19 pikë për mysafirët dhe Adem Mekiq 14 pikë e shtatë kërcime.
Rahoveci 029 ka tri fitore e pesë humbje, kurse Bora dy fitore e pesë humbje.