09/12/2025
Për vitin e katërt radhazi po vazhdon edicioni i JR NBA Kosovës, duke ofruar ndeshje interesante dhe me emocione të mëdha.
JR NBA Kosova realizohet ndërmjet Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe bashkëpunimit të ngushtë me Federatën e Sportit Shkollor.
Në këtë garë marrin pjesë 30 Shkolla Fillore të gjeneratës 11-12 vjeç, që janë të ndarë në dy Konferenca, apo gjashtë Divizione.
Garat po zhvillohen në regjionet e Kosovës, Prishtinë, Fushë Kosovë, Ferizaj, Gjilan, Pejë dhe Prizren.
Ky projekt ka për synim zhvillimin e gjeneratave të reja.
Në mesjavë u zhvillua xhiroja e dytë, që solli shumë përballje interesante.
Fotografitë janë nga gara e mbajtur në Shkollën Fillore të Mesme të Ultë në Prishtinë.