Fillon Liga Unike e Femrave

Fillon Liga Unike e Femrave

09/12/2025

Mesjava do të shënojë fillimin e edicionit të ri në Ligën Unike në konkurrencën e femrave. Edhe në këtë edicion do të marrin pjesë gjashtë skuadra, tri nga Kosova dhe tri nga Shqipëria.

Nga Kosova do të marrin pjesë Bashkimi, Peja 03 dhe Prishtina, ndërsa në anën tjetër nga Shqipëria pjesëmarrës janë Flamurtari, Partizani dhe Tirana.

Nga gjashtë skuadra, në “Play-off” do të kualifikohen katër më të mirat për titullin e kampionit, ku në këtë vit do të mbahet në Kosovë në mars të vitit të ardhshëm.  

Të mërkurën do të ndeshen Bashkimi me Partizanin në Prizren, derisa në Vlorë ndeshen Flamurtari me Peja 03. Prishtina-Tirana zhvillohet më vonë.

Kampion aktual është Flamurtari i Vlorës, që në finale kishte mundur Peja 03.

Liga Unike Femrat-Java 1

E mërkurë

15:30 Bashkimi-Partizani

17:00 Flamurtari-Peja 03

Prishtina-Tirana zhvillohet më vonë

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners