15/12/2025
ProCredit Superliga po vazhdon të dhurojë sfida shumë interesante, ku nuk ka favoritë dhe dallimi mes skuadrave është shumë i vogël, ku vendi i parë me të fundit kanë katër pikë dallim.
MVP i kësaj jave shpallet Fisnik Rugova i Rahoveci 029. Fisi shkëlqeu për ‘Vreshtarët’ në fitoren e madhe ndaj GO+ Pejës. Rugova kishte dyshifror të dyfishtë me 25 pikë dhe 11 kërcime, një asistim dhe dy topa të vjedhur. Ai shpallet MVP i kësaj jave.
Sigal Prishtina shënoi fitore dramatike ndaj Bashkimit, ku u dallua qendra Kelby Kramer me 10 pikë, 15 kërcime, një asistim dhe gjashtë bllokada.
Trepça shënoi fitore bindëse ndaj Golden Eagle Yllit ku u dalluan Sek Henry dhe Mikaile Tmusiq. Henry e mbylli ndeshjen me 25 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime, kurse Tmusiq me 20 pikë, tri kërcime e katër asistime.
Bora vazhdon të kalojë në formë shumë të mirë, ku kësaj radhe fitoi ndaj Vëllaznimit, derisa te skuadra prishtinase u dallua Amin Hot me 16 pikë, tri kërcime dhe shtatë asistime.
MVP
Fisnik Rugova (Rahoveci 029) 25 pikë, 11 kërcime, 1 asistim, 27 indeksi
Top 5
Fisnik Rugova (Rahoveci 029) 25 pikë, 11 kërcime, 1 asistim, 27 indeksi
Kelby Kramer (Sigal Prishtina) 10 pikë, 15 kërcime, 1 asistim, 28 indeksi
Sek Henry (Trepça) 25 pikë, 6 kërcime, 5 asistime, 28 indeksi
Mikaile Tmusiq (Trepça) 20 pikë, 3 kërcime, 4 asistime, 27 indeksi
Amin Hot (Bora) 16 pikë, 3 kërcime, 7 asistime, 20 indeksi