FBK zhvillon aktivitetin e dytë “Hoops & Words” në Pejë

FBK zhvillon aktivitetin e dytë “Hoops & Words” në Pejë

15/12/2025

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka zhvilluar aktivitetin e dytë të programit “Hoops & Words” në çerdhen “Pëllumbat e Paqes” në Pejë, me pjesëmarrjen e 60 fëmijëve të moshës 4-6 vjeç.

Aktiviteti është realizuar në kuadër të programit Basketball4Good, i cili synon të përdorë basketbollin si mjet për zhvillim, edukim dhe përfshirje sociale të fëmijëve.

“Hoops & Words” kombinon ushtrime të komunikimit dhe logopedisë me elemente bazike të basketbollit, duke kontribuar në përmirësimin e koordinimit, komunikimit dhe vetëbesimit te fëmijët.

Aktiviteti u zhvillua nga ambasadorët e Basketball4Good në Kosovë, Edita Medunjanin dhe Rrezarta Kqiku.

Në bashkëpunim me Shkollën e Artit në Pejë, si pjesë e aktivitetit u realizua edhe një mural kreativ, duke e pasuruar përvojën e fëmijëve përmes artit dhe basketbollit.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners