05/01/2026
Më 4 janar është mbajtur FIBA Scod Klinika me gjyqtarët e Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Në FIBA Scod Klinikë mes sezonale pjesëmarrës ishin gjyqtarë nga të gjitha listat e gjyqtarëve të FBK-së.
Kjo Klinikë shumë e rëndësishme është udhëhequr nga Faton Kurshumlija, FIBA Instruktori Nacional, derisa kanë ligjëruar edhe Sinisa Herceg, FIBA Referee Instructor dhe Dubravka Martinoviq, Psikologe Sportive – Performancë.
Në pjesën e fundit të Klinikës është mbajtur Punëtoria mes gjyqtarëve dhe trajnerëve të ProCredit Superligës dhe Superligës së Femrave.
Gjithashtu para përfundimit të Klinikës i janë nënshkruar testit online për rregullat e basketbollit.
Klinika ka qenë shumë e mirëseardhur për gjyqtarët vendorë para edicionit të ri në basketbollin që fillon në mesjavë me ndeshjet e Kupës.