07/01/2026
Në përputhje me kompetencat e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) që dalin nga Statuti, gjegjësisht neni 24, më 6.1.2026, Bordi i FBK-së ka miratuar organizimin e Final 8 - Kupa e Ligës së Parë Meshkujt dhe Final 4 - Kupa e Kosovës Femrat në qytetin e Prizrenit, në kuadër të FIBA PNRC (Kampi Potencial i Gjyqtarëve Nacional), nga data 10-14 shkurt 2026.
Në kuadër të FIBA PNRC do të marrin pjesë nëntë (9) gjyqtarë FIBA kandidatë për licencim në periudhën GOL2027-2029, tre (3) nga të cilët do nominohen nga lista e gjyqtarëve të FBK-së.
Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.