10/01/2026
Junior 06 shënoi fitore të rëndësishme ndaj Trepçës me rezultat 72:66 (22:14, 22:18, 22:18, 6:16), në javën e 12-të të Superligës së Femrave.
Në një duel interesant, vendaset ishin më të mira për 30 minuta, derisa mysafiret tentuan rikthimin e madh, por vetëm arritën të ngushtojnë shifrat, e jo të shmangin disfatën.
Lauren Carter kishte 28 pikë e 17 kërcime për vendaset, derisa Ky'leo Worriels kontribuoi me 11 pikë, 16 kërcime e shtatë asistime, derisa për mysafiret Isabella Mauricio u dallua me 29 pikë e nëntë kërcime, kurse Miyu Mizukawa u dallua me 22 pikë e shtatë asistime.
Junior 06 numëron katër fitore e shtatë humbje, ndërsa Trepça një fitore e nëntë humbje.