Bora fiton dramën në Prizren

Bora fiton dramën në Prizren

10/01/2026

Në një dramë të vërtetë të zhvilluar në Prizren, Bora fitoi ndaj Bashkimit me shifrat 83:85 (20:18, 21:22, 23:25, 19:20), në javën e 14-t të ProCredit Superligës.

Përballja ka qenë mjaft interesante, duke u vendosur në sekondat e fundit. Çerekun e parë për një nuancë e fituan vendasit, 20:18, derisa lojë e baraspeshuar u zhvillua edhe në periudhën e dytë dhe të tretë. Prishtinasit katër minuta nga fundi ishin duke fituar 76:81, kur Portokallezinjtë me një seri të suksesshme përmbysën shifrat në 83:81, por skuadra prishtinase nuk u dorëzua, derisa Alex Hunter shënoi trepikësh dhjetë sekonda nga fundi për 83:85.

Te vendasit Shannon Shorter ishte më i miri me 23 pikë, derisa te mysafirët Hunter e përfundoi ndeshjen me 19 pikë, aq sa edhe Shaquan Jules, kurse Tyler Cheese kishte 24 pikë.

Bashkimi ka nëntë fitore e pesë humbje, ndërsa Bora gjashtë fitore e tetë humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners