12/01/2026
Kosova do të jetë pjesë e Grupit C në fazën Pre-Qualifiers të Evropës, së bashku me disa nga kombëtaret më të forta të kontinentit si Francën, Kroacinë, Hungarinë dhe Lituaninë.
Ndeshjet do të zhvillohen me datë 20 Janar 2026!
Katër ekipet e para nga grupi sigurojnë kualifikimin direkt në fazën e kualifikueseve evropiane.
Ekipi i vendit të pestë kalon në play-off, ku ka ende një mundësi për t’u kualifikuar dhe për të qenë pjesë e 16 ekipeve më të mira të Evropës.
Një grup sfidues, një mundësi e madhe dhe një hap i rëndësishëm për zhvillimin e eBasketball-it në Kosovë.
Vëmendja tani është te përgatitja dhe performanca në skenën evropiane të Esports Basketball.
Kujtojmë se, ky është viti i dytë i Kosovës që është në eSport.