Fillon afati kalimtar në basketboll

Fillon afati kalimtar në basketboll

12/01/2026

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton se, është hapur afati kalimtar në konkurrencën e meshkujve.

Afati kalimtar është hapur sot dhe do të zgjasë deri më 14 janar.

Klubet e ProCredit Superligës pritet të jenë mjaft aktive në këtë afat kalimtar, varësisht nga synimet që kanë.

Elita e basketbollit të Kosovës është bërë shumë interesante, ku po luftohet për çdo pozitë dhe secila ndeshje është më e rëndësishme se tjetra.

Klubet pritet të bëjnë mjaft përforcime, pasi tani fillon faza vendimtare e kampionatit në garën për titull dhe mbijetesë.

Po ashtu përforcime priten edhe në Ligën e Parë të Meshkujve dhe atë të Dytë, që këtë edicion është shumë interesant.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners